Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Jo rrallëherë, këmbësorët janë ata që pësojnë si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku djali i shoferit të Pal Lekajt të AAK-së, dyshohet se ka goditur një këmbësore me veturë.
Siç mëson Sinjali, Leart Kusari, i biri i Leandrit Kusarit, dyshohet se derisa ishte nën ndikimin e alkoolit, ka goditur me automjet një vajzë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në bazë të informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës dhe Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
I dyshuari Kusari është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Burimet e gazetës kanë bërë me dije se i dyshuari ka vozitur pa patentë shofer, pasi ky dokument i ishte konfiskuar për 9 muaj.
Kusarit i është konfiskuar edhe automjeti dhe brenda aftit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.
Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale e Trafikut në Gjakovë.