Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në Pejë, ku një 52-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht viktimën në sy të fëmijës së tyre.
Përballë kësaj situate, 24-vjeçarja e ka denoncuar rastin dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.