Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se kryeministrit të tanishëm të vendit, Albin Kurtit, më nuk i beson askush.
Sipas tij, kjo ndodh për shkak se Kurti shpesh herë i ka ndryshuar qëndrimet e tij për shumë çështje.
“Kryeministri Kurti nuk do të duhej të ndryshonte kornizën e dialogut, do të duhej të rrinte me kornizën e dialogut që e ka marrë në fillim të mandatit. Tani është krijuar situata ku më askush nuk i beson Kurtit dhe Qeverisë së vendit, nuk ka besueshmëri nga aleatë të tërë ndërkombëtarë sepse i ndërron fjalët”.
“E kemi parë se çfarë qëndrime radikale kishte për Asociacionin, për të pagjeturit edhe për demarkacionin e plotë gjëra të tjera”, ka thënë Hoti në Info Magazine të Klan Kosovës.