Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e rikonfirmoi sipas tij, korrupsionin e Qeverisë Kurti.
Ai tha se një parti e tërë u frikësua nga e vërteta, duke thënë se duke qenë e inkriminuar thellë, Vetëvendosja po orvatet ta ngufas të vërtetën.
“Frikësohen nga raporti i Departamentit të Shtetit, frikësohen nga komisioni hetimor për kontratat njëburimore, frikësohen nga komisioni hetimor për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari”, tha Tahiri.
Më tej, ai e paralajmëroi VV-në se s’do të ndalen duke e demaskuar, sipas tij, korrupsionin e partisë në pushtet.