Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Fitim Dodës, i dyshuar për tentim vrasjen e 26 marsit në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar për teve1.info, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Derisa për arrestimin e të njëjtit njoftoi sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./teve1.info./