Policia ka konfirmuar arrestimin e njërit prej të dyshuarve për tentim vrasjen në Kolovicë, të ndodhur më 26 mars të këtij viti. Sipas policisë, ai është arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Sipas prokurorisë bëhet fjalë se i arrestuari është Fitim Doda, ose i njohur ndryshe si Cuc Avalla.
Përveç veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, prokuroria po e heton Dodën edhe për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Ju njoftojmë se më 24.04.2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Ndaj të pandehurit, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.