Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës.
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka publikuar një fotografi të Kurtit nga ky fjalim dhe shtoi se pas kësaj ngjarje ai do të shkojë edhe në Bundestagun gjerman.
“Kryeministri i Kosovës në Berlin sot po flet rreth asaj se pse dhe si vendi i tij po do që t’i bashkohet Këshillit të Europës. Dita filloi me një fjalim në Bertelsmann Stiftung dhe do të përfundojë më vonë në Bundestagun gjerman”.
Kryeministri është duke qëndruar në Gjermani ku ka njoftuar për disa takime atje, përfshirë edhe ato me mërgatën./Express/