Kandidati i BDI-së Bujar Osmani në paraqitjen e tij të parë para mediave, deklaroi se fitorja e tij kundrejt kandidatit të VLEN-it, Arben Taravari është shumë e thellë, sipas tij diku mbi 40 mijë vota.
Fronti Evropian, nën drejtimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dolën para qytetarëve, prej ku iu dërgua një mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Nga ky front iu drejtuan Kurtit, që mbështeti Taravarin, duke i thënë se “Kryeministër, a po bindesh që s’ia vlenë, nuk ia vlenë të përkrahen njerëzit e opozita që e ka humbur rrugën në oborr”.
Ndryshe, sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, po prin bindshëm në garën për të parin e shtetit.
Sipas rezultateve të publikuara nga 59 për qind e vendvotimeve, Silanovska-Davkova, ka fituar 197.741 vota apo 37.80 %. Ajo ishte kandidate e VMRO-së për presidente edhe në zgjedhjet e vitit 2019.
Kandidati për president i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski, ka marrë 97.592 apo 18.66 % të votave.