Bujar Osmani ka falënderuar të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që ia dhanë sot në zgjedhjet presidenciale.
Kështu tha Bujar Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë. “Fitore në Saraj, në Manastir, e thellë fitore në Kërcovë.
Fitore në Gostivar. Urime të gjithëve për këtë fitore të madhe. Ju faleminderit nga thellësia e zemrës. Kjo fitore e jona është fitore e përbashkët.
Dua t’i falënderoj të gjitha partitë politike dhe liderët e partive të Frontit evropian që më kanë nderuar me prezencën e tyre.
Ju falënderoj nga zemra dhe në emër timin dua t’ju jap fjalën time, që vota juaj është amanet për mua.
Sot, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, treguan se ata vendosin vetë për veten e tyre, ju premtojmë se aksush kurrë nuk do të vendosë për ta. Vullneti është i qartë dhe duhet të respektohet.
Dua t’i them dicka kundërshtarit tim Taravarit, Arben, pavarësisht goditjeve të ulëta, ne patëm një fushatë të dinjitetshme, pres ta pranosh këtë vullnet të popullit shqiptar.
Vëllezër dhe motra, sa i takon zgjedhjeve në përgjithësi ende presim rezultate në raundin e dytë.
Edhe zëvendëskryeministri Artan Grupi është shprehur i bindur në fitoren e Bujar Osmanit ndaj Arben Taravarit.
Para përkrahësve të BDI-së, të cilët kanë dal për të festuar në sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi ka thënë se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka fituar Maqedonia Evropiane.
Ai ka thënë se kanë dështuar koalicionet që dëshiruan dështimin e UÇK-së.
“Fitoj Maqedonia evropiane, sepse po bëjmë festë. Me gjithë ato konstruksione me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI dhe Ali Ahmetin dështuan në mënyrë spektakulare sepse qytetarët shqiptar dhe Maqedonisë së Veriut u përcaktuan për Maqedoni shqiptare për Ali Ahmetin. Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët. Kjo fitore do të dyfishohet në maj”, ka deklaruar Grubi.