Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuara pasi kanë sulmuar fizikisht një të mitur e pastaj edhe Policinë.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarat me inicialet M.B dhe M.B janë sjellë në stacion policor pasi janë informuar se kanë sulmuar fizikisht një të mitur.
Te njëjtat i kane sjell ne stacion policor ne Prizren, për procedim te rastit, është filluar me veprimet hetimore për trajtimin e rastit nga ana e zyrtares policor (femër), por te njëjta nuk kanë qen kooperativë, sjelljet arrogante (fyese, poshtëruese dhe një gjuhë denigruese ndaj zyrtareve policor),i kanë sulmuar zyrtaret policor si dhe i kanë penguar ne kryerjen e detyrave zyrtare po ashtu kane kundërshtuar çdo veprim qe është ndërmarr ndaj tyre, pasi qe sjellët e tyre ishin agresive. Është ndërhyrë duke i ndalur te njëjtat i kenë ven nen kontrollin policor, është kërkuar edhe Urgjenca ku ekipi mjekësor i Urgjencës i ka trajtuar te dyshuarat dhe policet për lëndimet trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, hetuesit rajonal në Prizren ju kanë përgjigjur rastit, të dyshuarave i është ofruar tretman mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi të njëjtat kanë pasur ankesa shëndetësore dhe sipas raporteve mjekësore të dyshuarat nuk kishin lëndime trupore por vetëm reaksione stresogjene.
Po ashtu dy zyrtaret policor gjatë ballafaqimit me të dyshuarat kishin pësuar lëndime të lehta trupore. Të dyshuarat në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe pas intervistimit është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të dyshuarat të ndalohen për 48 orë.
Policia njofton se dy të dyshuarat janë të njohura për Policinë dhe kanë te kaluar kriminale.