Dy futbollistë të Premier League janë arrestuar nën dyshimet për dhunim.
Dyshja – të dy të moshës 19-vjeçare – u liruan me kusht pasi u intervistuan nga policia.
Lojtarët janë në të njëjtin klub, raporton sot BBC.
“Oficerët kanë arrestuar dy persona pas një raportimi për një përdhunim,” tha një zëdhënës i policisë.
“Një 19-vjeçar u arrestua me dyshimin për sulm dhe ndihmë dhe nxitje në një përdhunim. Një 19-vjeçar i dytë u arrestua nën dyshimin për përdhunim.
“Të dy burrat janë liruar me kusht nga policia.”
Akuzat u raportuan fillimisht nga gazeta The Sun, e cila tha se sulmi i supozuar ndodhi të premten.
Nuk dihet nëse lojtarët janë suspenduar në pritje të përfundimit të hetimeve të policisë.