Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pasi Bordi i KEK e shkarkoi dje Nagip Krasniqin nga pozita e Kryeshefit Ekezekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Azemi ka thënë se kjo pozitë është mbajtur peng më shumë se një vit nga pushteti, ose për ta pritur kthimin e Krasniqit apo derisa ka përgatitur njeriun e ri nga radhët e veta për ta vendosur në krye të kësaj ndërmarrje.
Tutje, Azemi ka thënë se KEK është shndërruar “në strofull të korrupsionit për pushtetin”, derisa ka përmendur kontratat njëburimore të nënshkruara nga KEK.
“Cilado qoftë arsyeja, kjo është dëshmi e bashkëjetesës së kësaj qeverie me korrupsionin, siç na tha së fundi edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Mos të harrojmë se me dhe pa kryeshef ekzekutiv, KEK ka në nënshkruar 114 kontrata njëburimore që kapin vlerën e mbi 102 milionë eurove. Rrjedhimisht, kjo koorporatë është shndërruar në strofull të korrupsionit për pushtetin. E kjo praktikë sigurisht do të marrë fund, por jo vetëm me Nagip Krasniqin prapa grilave”, ka shkruar Azemi.