Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi me rastin e ditëlindjes.
Memli shkurt ka shkruar se “Dielli do të lindë përsëri”.
“Urime ditëlindjen, President! Dielli do të lindë përsëri!”, ka shkruar ai.
Thaçi sot mbush 56 vjet. Ky është viti i katër që ai feston larg familjes, pasi ai gjendet në Hagë ku po akuzohet me pretendimin për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.
Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ai ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i qeverisë së përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.