Nxënësit e shkollës “Fehmi Agani’ që nga nesër do të nisin mësimin, dyert e shkollës do të hapen nesër, ashtu siç njoftoi drejtoresha e shkollës Miranda Shllaku.
Përkundër se SBASHKU-u dhe Këshilli Grevist nuk dhanë sinjale për përfundimin e grevës.
Këshilli i Mësimdhënësëve të ciklit fillor dhe para-fillor morën vendim për fillimin e mësimit nga nesër, ndërsa shkolla publikoi edhe orarin për nxënësit.
Më tutje thuhet se shumë shpejtë mësimin do ta fillojnë edhe ciklin e mesëm të ulët.
Kujtojmë se greva e sindikalistëve e nisur më 25 gusht, ka bërë që fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet për afat të pacaktuar. Në këtë mënyrë nuk është përfillur as vendimi dhe thirrja e Qeverisë që mësimi të fillojë më 1 shtator.