Një 53-vjeçar dhe djali i tij 19-vjeç mbetën të plagosur me thikë mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës.
Policia tha se arrestoi autorin e dyshuar, një 26-vjeçar.
Nuk dihen arsyet e konfliktit, ndërsa është sekuestruar edhe thika.