Një person është arrestuar nga policia më 23 prill pasi dyshohet se kur ishte në pozitën e zyrtarit të gjendjes civile në Ferizaj e kishte keqpërdorur autoritetin zyrtar.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i dyshuari ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj (turk) në sistemin elektronik të gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, teksa i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.
“Si rredhojë e këtyre veprimeve të njëjtit i ishte mundësuar që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe pastaj edhe me patentë shofer. Me datë 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit të lartcekur për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës, ku pas intervistës me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”.
“Ndërsa personi i dyshuar mashkull turk që dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” tani është i ekstraduar në Turqi”, thuhet në njoftim