Një vetaksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:10 në rrugën ‘Bekim Isma’ në Rahovec, ku si pasojë është lënduar një 17-vjeçar.
Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjë e cila ka bërë që 17-vjeçari të humb kontrollin mbi motoçikletën.
https://permbledhja.com/nuk-je-vetem-ti-i-ditur-ke-po-e-thumbon-veterani-i-uck-se/
Si pasojë e lëndimeve të marra ai është dërguar me urgjencë për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, por për shkak të lëndimeve të rënda, është transferuar për në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Burimet e gazetës brenda spitalit kanë bërë të ditur se i mituri ka pësuar frakturë në dorë, mirëpo ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.