Deputetja e LDK-së, Hykmete ka reaguar pas publikimit të Raportit për Kosovën nga Departmaneti Amerikan i Shtetit, e që sipas saj kryeministri Albin Kurti po mendon se po i drejtohet deleve e analfabetëve funksionalë.
Në një postim në Facebook, Bajrami e LDK-së thotë se ajo ka përmendur se në raport thuhet se në Qeverinë e Kosovës ka korrupsion serioz.
Postimi i plotë i Bajramit:
Kur Albin Kurti mendon se po u drejtohet deleve , analfabetëve funksionalë.
Albin Kurti më 14 prill të këtij viti, në mbledhjen e Këshillit të LVV-së fliste sikur ata që e dëgjonin ishin dele. Ai ndër të tjera tha “qytetarët po e ndjejnë se që tri vite nuk po i vjedh Qeveria…” në anën tjetër në tre vjetët e fundit ministrat dhe të zgjedhurit e tij kanë nënshkruar plotë 889 kontrata sekrete në vlerë rreth 240 milionë euro. Ky është korrupcioni më i madh qeveritar që ka ndodhë deri me tani. Dhe derisa disa nga ministrat dhe të zgjedhurit e tij nënshkruajnë kontrata sekrete në katër sy e merren veshë me miq e dashamirë për vjedhje klasike, të tjerë janë zënë në flagrancë duke shly borxhe të kompanive private ndaj shtetit hiç me pak se dhjetra miliona euro.
E të gjitha këto thuhën zëshem edhe në raportin e Departamenti Amerikan të Shtetit i cili ndër ngecjet e shumta flet për korrupcion serioz qeveritar, pra sipas DASH-it në Qeverinë e Kurtit ka “serious government corruption”.Derisa Kurti flet pa asnjë referencë se si në tri vitet e fundit Kosova është ngritur për 22 vende në lirinë e medias, 21 vende në luftën kundër korrupcionit, 16 vende në demokracinë liberale, 13 vende në demokracinë elektorale, ju shihni vet se çka thotë raporti i DASH-it për të gjitha këto arritje.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i publikur dje ndër të tjera thotë:”probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsion serioz qeveritar; dhunë e gjerë me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje ose nga partneri intim; dhe krime që përfshijnë dhunë ose kërcënime për dhunë që synojnë pakicat etnike ose komunitetet e tjera të margjinalizuara”.Qytetarët duhet ta kuptojnë se Kurti më as si njerëz nuk i konsideron sepse me këto fjalime ai po e fyen intelegjencën e secilit.