Adrian Zalli është njëri nga “top 5” zyrtarët shtetërorë me pagën më të lartë në Kosovë.
Drejtori i Fondit Pensional të Kosovës i ka të kursyera rreth 188 mijë euro dhe 25 mijë dollarë të tjera në një bankë në Kosovë, sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2024.
Po ashtu, Zalli i ka deklaruar edhe mbi 88 mijë dollarë të kursyera në një bankë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtori menaxhues i një prej institucioneve më të rëndësishme financiare të vendit, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit se prejardhja e parave të kursyera të tij janë pagat.
E paga e tij është një nga më të lartat në Kosovë. Zalli merr pagë vjetore afër 5 mijë euro në muaj.
Bazuar në deklarimin e pasurisë të këtij viti, pagat neto të tij për një vit kalendarik kapin vlerën e 55 mijë eurove.