Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, për mosinvestime në sport.
Haxhiu, duke komentuar disa deklarime të Kurtit se do të investojnë 200 milionë euro në investime për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit, ka thënë se “ku ishte që 4 vite që nuk i investoi këto miliona në sport”.
“Premtime boshe te mashtruesit Albin Kurti. Ku ishte që 4 vite që nuk i investoi këto miliona në sport, ky kryeministër gënjeshtar, mashtrues dhe zhvatës? Ku ishte që 4 vite që nuk realizoi asnjë investim në infrastrukturën sportive. Përkundrazi, i bllokoi investimet në:
Stadiumin Nacional,
Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” – Mitrovicë,
Stadiumin e Gjilanit,
Stadiumin e Pejës,
Stadiumin e Gjakovës,
Stadiumin e Prizreni….!”, ka shkruar Haxhiu në Fcebook.
Sipas Haxhiu, deklarimet për investimet nisin nën “ethet e zgjedhjeve”.
“Tash nën ethet e zgjedhjeve paska nis premtimet boshe se do të investoj miliona euro në infrastrukturën e futbollit. Kujtojmë që miliona euro të infrastrukturës sportive tri vite radhazi kanë shkuar në suficit, ndërsa stadiumet janë shndërruar në gërmadha dhe fusha të baltosura.
Besoj e mbani mend lojën e Kosovës me Izraelin që u zhvillua në baltë, për shkak se nuk u investua as në bari të fushës së stadiumit nacional”, ka shtuar më tej Haxhiu.