Shtëpi, banesa dhe para të kursyera, i pari i Podujevës deklaron pasurinë

Zyrtarët publikë kanë nisur me deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në mesin e atyre që kanë deklaruar pasurinë është edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka deklaruar se ka një shtëpi e cila është në emër të tij, dhe së bashku me bashkëshorten e tij ai ka edhe dy banesa, truall, tokë, transmeton Telegrafi.

I pari i Podujevës ka edhe një veturë e cila kushton 16 mijë euro.

Para të gatshme, Bulliqi ka mbi 30 mijë euro të deklaruara.