Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Faton Kutllovci, ka bërë të ditur se moshat që kërkojnë më shumë trajtime në këtë klinikë janë 20-40 vjeç , zakonisht me ankth dhe depresion.
Ndërsa, dominon mosha 12-13 vjeç që abuzojnë me substanca psiko-aktive dhe droga të ndryshme, tregon Kutllovci.
Kutllovci tregon se është në rritje numri i personave që përdorin droga të ndryshme e që kërkojnë të trajtohen.
“Personat që më së shumti kërkojnë trajtim janë moshat 40-45 vjet, kjo determinohet edhe nga lloji i shërbimeve ose çrregullimeve psikike me të cilat ballafaqohen. Në çrregullimet neurotike ku bën pjesë, ankthi, depresioni, çrregullimi i personalitetit janë kryesisht mosha të reja 20-40 vjeç, ndërsa ajo që bie në sy është numri i atyre që abuzojnë me substanca psiko-aktive e që është në rritje numri i tyre që abuzojnë me këto substanca por është duke rënë mosha, ndërsa dominon mosha 12-13 vjet kur të rinjtë fillojnë te abuzojnë me substanca psiko-aktive, apo me droga të ndryshme”, tregoi Kutllovci. /Frontonline