Në një familje në Prishtinë, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka njoftuar se i biri pas një konflikti verbal ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje, por s’ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar pasi i njëjti është arratisur.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për të siguruar prezencën e të dyshuarit.