Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës që po zhvillohet në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Kurti në fjalën përshëndetëse të tij, para të pranishmëve ka theksuar partneritetin dhe miqësinë me Bullgarinë, si dhe ndërmjet të gjitha vendeve anëtare të forumit.
“Si mbështetës i këtij forumi, kryeministri tha se ne e njohim kontributin e rëndësishëm që ky organizim ka në bashkëpunimin rajonal, që shtrihet nga Adriatiku e deri në Detin e Zi”, thuhet tutje në komunikatë.