Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë.
I pari i qeverisë do të marrë pjesë bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njofton Klankosova.tv.
Sipas komunikatës së zyrës së kryeministrit, fillimisht Kurti do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti.
Ndërkaq, nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal”.
Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa.
Me këtë rast, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me homologun bullgar, dhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.