Kombëtarja e Shqipërisë është gati për Gjermaninë këtë verë.
Këtë na e dëshmoi me shpërndarjen e fotografive të kombëtares, UEFA EURO 2024.
Në foto shihen lojtarët e kombëtares me plis, flamurin kombëtar e veçanërisht çfarë merr vëmendjen është Mirlind Daku me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shqipëria është në grupin B, së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Përndryshe, Evropiani i Gjermanisë nis me datën 14 qershor dhe do të mbarojë më 14 korrik.