Deputeti i Listës ‘Guxo’, Haxhi Avdyli ka reaguar nee4 lidhje me grevat që po mbahen në vend dhe kërkesat për rritje të pagave.
Ai verësoi se pagat në Kosovë janë më të mira se në disa vende të BE-së, përcjell “Veriu.info”.
Postimi i plotë i Avdylit:
Nga tabela me pagat vjetore të mësimdhënësve në Europë mund të shihni se Kosova qëndron më mir ose njëjtë me disa nga shtetet që ka shumë vite që janë pjesë e Bashkimit Europian.
Arsimtarët Bullgar pagën vjetore e 6121€ (510 € në muaj) kurse ata Rumun 7274€ (606€ në muaj). Kosova edhe pse me buxhetin më të vogël në regjion e me GDP më të ulët, qëndrojmë në nivelin e vendeve të BE-së nga regjioni i Ballkanit.
E me ligjin e ri të pagave do kemi arsimtarët më të paguar në regjion e pak më gjerë.
Por prapë do mbetemi më të “nënpaguar” se vendet më të zhvilluara në botë si Zvicra e Luxemburgu./Veriu.info