Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në zonat malore reshje të dendura bore.
Trashësia pritet të arrijë rreth 20 cm, sidomos në perëndim të vendit. Nuk përjashtohet mundësia që reshjet e borës të paraqiten edhe në zona më të ulëta.
Era do fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 14-33 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C. /MeteoKosova/