Izraeli nis sulmin kundër Iranit: Drone mbi bazën ajrore ushtarake në Isfahan

Izraeli ka kryer një sulm brenda Iranit, në një lëvizje që kërcënon të përshkallëzojë më tej konfliktin në Lindjen e Mesme.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit u aktivizuan në disa lokacione pasi u dëgjuan shpërthime pranë aeroportit dhe një baze ushtarake në provincën e Isfahanit, raportoi media shtetërore të premten herët në mëngjes.

Izraeli ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Çfarë thonë raportet iraniane: Tre shpërthime u dëgjuan pranë një baze ushtarake ku ndodhen avionët luftarakë në veriperëndim të Isfahanit, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve “FARS” e Iranit.

“Mbrojtja aktivizohet në përgjigje të një objekti që ka të ngjarë të jetë një dron”, thanë burimet për “FARS news”.

Pas sulmit, media iraniane raportoi se të gjitha objektet përreth Isfahanit janë të sigurta, duke përfshirë objektet e rëndësishme bërthamore në zonë.

Cili ishte objektivi?

Kjo mbetet e paqartë, por një zyrtar amerikan i tha “CNN” se objektivi i sulmit nuk ishte bërthamor.

Sipas FARS, një radar ushtarak ishte një objektiv i mundshëm.

Ghahjaworstan, ku u dëgjua një shpërthim, ndodhet pranë aeroportit të Isfahanit dhe “bazës së tetë të gjuetisë së Forcave Ajrore të Ushtrisë”.

Tensionet mbeten të mprehta në të gjithë Lindjen e Mesme ndërsa Izraeli zhvillon luftë në Gaza kundër grupit militant palestinez Hamas, një aleat iranian.

Ndërkohë, një konflikt hije prej dekadash midis Izraelit dhe Iranit shpërtheu në të hapur në fundjavë kur Irani nisi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit që Teherani tha se ishte hakmarrje për një sulm ajror të dyshuar vdekjeprurës izraelit në konsullatën e Iranit në Siri.

Lajmi në përditësim 

/AlbanianPost