Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe.
Jankoviq tani ndodhet rrugës për në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari.
Jankoviq ishte ndaluar më 17 prill në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – që lidh Kosovën me Serbinë.
Ai akuzohej për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.