I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Lajçak theksoi se temë ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, teksa shtoi se dy palët kanë rënë dakord që të takohen sërish në javën e ardhshme.
“Sot prita një sërë takimesh bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimin tonë për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK-së. Palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, shkroi Lajçak në rrjetin tij social në platformën X.