Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës ishin bllokuar në Serbi, në pikë kalimin me Kroacinë.
Për këtë çështje ka reaguar sot Departamenti amerikan i Shtetit.
“Ndalimet arbitrare apo te padrejta, veçanërisht nëse ato prekin zyrtarë të Policisë së Kosovës do të konsiderohen si veprime përshkallëzuake, në dëm të paqes dhe stabilitetit”, thuhet në reagimin e DASH.
“Ne presim lirimin e menjëhershëm të zyrtarit të Policisë së Kosovës që vazhdon të mbahet në ndalim nga autoritetet serbe”.