Musa Damati, avokati i deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, në një intervistë për KosovaPress ka thënë rasti i 53 milionëshit, ka përfunduar me shqyrtimin e gjykatës të shkallës të parë ndërsa tani ka shkuar në shkallën e dytë.
Ai tha se ky vendim është voluminoz me 167 faqe ku i njëjti sipas tij mban shkelje të mëdha procedurale e gjithashtu mangësi në aspektin juridik.
Vendim përmban shkelje të mëdha.
Rasti i njohur në publik si rasti i 53 milionëshit ka përfunduar me shqyrtimin në gjykatën e shkallës së parë dhe sot në cilësinë e mbrojtësit të Lekaj na ka arritur vendimi, verdikti në formë të shkruar i përpiluar me shkrim nga ana e gjykatës. Vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës departamenti special është voluminoz gjithsej në 167 faqe dhe i njëjti përmban shkelje të mëdha procedurale, përmban shumë mangësi në aspektin legal juridik dhe po ashtu është një vendim i cili ka injoruar në tërësi deklaratat të cilat janë dhënë nga dëshmitarët gjatë procedurës penale. Deklaratat e ish ministrave, ish kryeministrave pra janë fakte shfajësuese të cilat nuk janë marrë në konsideratë fare me anën e përpilimit të verdiktit të gjykatës së shkallës së parë”, tha Damati.
Sipas avokatit të ish-ministrit Lekaj, ai do ta konfirmoj pafajësinë e tij por pak më të vështir në gjykatën e apelit thotë Damti.
Mbrojtja do të arrij që të konfirmoj pafajësinë e tij por vetëm se tani në instancën më të larë në gjykatën e shkallës të dytë
“Si vendim i tillë nga ana e mbrojtjes natyrisht se brenda afatit ligjor do të ankimohet, ankesa do ta apeloj vendimin për në gjykatën e shkallës së dytë, Gjykatën e Apelit dhe ne gjithsesi jemi të bindur se ky vendim nuk do të mbetet si i tillë dhe do të pësoj vendime në fazat e më vonshme të procedurës penale. Pra ai i gjithë pompozitet se është dënuar ish ministri nuk do të konfirmohet dhe nuk do të kaloj në shkallën e dytë, sepse klienti im me faktet shfajësuese dhe provat shfajësuese të cilat i posedon mbrojtja do të arrij që të konfirmoj pafajësinë e tij por vetëm se tani në instancën më të larë në gjykatën e shkallës të dytë”,përfundoi ai.
Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të vitit 2024 e ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si “53 milionëshi”.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.