Ky do të jetë moti për dy ditët e ardhshme

Nesër dhe pasnesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit, sidomos shtresa e popullatës me probleme kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./