Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.
Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësi i të dyshuarit, avokati Besnik Beqiri.
Caktimi i kësaj mase, është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore.
Prishtinë- Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për njërin nga administratorët e grupit “Albkings”, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje të mërkurën, lidhur me aktivitetet në rrjetin social “Telegram”, ku bëhet shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave, përfshirë edhe të dhënat e tyre personale për ofrimin e shërbimeve seksuale.
Këtë e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj Prokurorie.