Vajza e politikanit serb , Nikolla Sanduloviq , Klara Sanduloviq duke folur për vendin ku ajo jeton, u shpreh se për të çdo ditë është një rrezik potencial.
Ajo tha se babai i saj pranon telefonata kërcënuese në lidhje me të.
“Fatkeqësisht ky qytet nuk është më ashtu siç e mbaj mend unë dhe unë nuk e ndjej më atë ngrohtësi këtu sepse thjeshtë për mua çdo ditë është një rrezik potencial, por shpresoj se dikur në të ardhmen ka për të ndryshuar dhe do të bëhet ai Beogradi i vjetër që ka qenë”, u shpreh ajo për Klanin.
Klara gjithashtu u shpreh se ka ndodhur në të kaluarën që ta përcjellin edhe në rrugë.
“Unë jetojë një jetë krejt normale, nuk jam personalitet publik, merrem me sport dhe kam një jetë shoqërore të pasur”.
“Këto kërcënimë vijnë gjithmonë nga burimet e njëjta, në përgjithësi babai im pranon thirrje dhe mesazhe se çfarë ka për të më ndodhur mua, por unë jo sepse e kam ndryshuar numrin tim dhe nuk e ndaj me askënd, pikërisht për shkak të këtyre gjërave. Megjithatë ka ndodhur në të kaluarë që më kanë përcjellur në rrugë, më kanë ndjekur nëpër park, kërcënime”, është shprehur tutje ajo.