Në orët e para të ditës së sotme është dëgjuar një shpërthim në pjesën veriore të vendit, ku dyshohet se është hedhur një granatë dore.
Incidenti ka ndodhur në oborrin e një shtëpie dhe nuk ka persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësit relevante të Policisë kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin.”