Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar anëtari i familjes së Fazliut, Fadil Fazliu, i cili tha se i njëjti është arrestuar nga policia e EULEX-it.
“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i”.
“Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai.