Pas një dite trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gruaja që u lëndua në aksidentin që ndodhi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë ka ndërruar jetë. E ndjera u godit nga një veturë mëngjesin e 15 prillit.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 76-vjeçare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në klinikën ku po trajtohej.
Viktima nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve të rënda që mori dhe fatkeqësisht vdiq ditën e djeshme në mesditë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.