Kurti i ‘nervozuar’ me grevën, ka një mesazh pas takimit me Jasharajn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media së bashku me ministren Nagavci dhe ministrin Murati, ka kërkuar që nxënësit dhe mësimdhënësit t’i kthehen shkollave.

Teksa ka folur për takimin me Jasharajn Kurti ka kërkuar që nxënësit dhe mësimdhënësit t’i kthehen shkollave.

“Edhe njëherë kërkojë që nxënësit të shkojnë në shkolla dhe mësimdhënësit të shkojnë në shkolla”

Tutje, Kurti ka thënë se është rritur buxheti për arsim nën qeverisjen e tij.

“Kemi rritur buxhetin për arsim për 12%”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se në situatë të vështirë është arsimi dhe jo SBASHK-u as qeveria.

“Në situatë të vështirë nuk është as SBASHK-u as Qeveria por arsimi”, ka thënë më tej Kurti.

Kurti ka kritkuar SBASHK-un për atë që kanë deklaruar në takim dhe atë që kanë deklaruar pas takimit.

“Neve na u tha në takim që do të pyetet anëtarësia, sa dolën nga takimi thanë që greva vazhdon, kur e pyetën anëtarësinë?”, ka thënë Kurti.

Përndryshe, sot në mëngjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn. Pas përfundimit të takimi, Jasharaj kishte deklaruar se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit në Kosovë ka disa ditë që janë në grevë për shkak se Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve më pas është tërhequr nga ky vendim pasi kishte një reagim të ashpër nga shoqëria civile dhe subjektet opozitare. / Gazeta10