Akil Gjakova shumë shpejt pritet të mbërrijë në Kosovë.
Gjakova bashkë me me avokatin e tij do të takohet me Policinë e Kosovës në kufi për të vijuar në stacionin policor në Pejë, dhe më pas për të vazhduar me procedurat tjera.
Lajmin per Sinjalin e ka konfirmuar avokati i tij, Azdren Mekaj i cili deklaroi se:
“Akili ka qene jashte shteti per te trajtuar nje lendim trupor, ne menyre qe te pergatitet per kampionatin evropian, mirepo me te kuptuar qe eshte shpall ne kerkim, menjehere eshte nisur drejt Kosoves dhe tashme e kam koordinuar edhe me policine per te vazhduar me procedurat tjera.
Akili nuk i eshte shmange drejtesise, nuk i shmanget asnjehere dhe pavaresisht cdo gjeje qe pretendohet se ka ndodh, ai edhe me tutje ruan respektin per familjen e tij dhe apelon qe te pritet fjala e fundit e drejtesise, e jo te gjykohet publikisht sepse e verteta eshte me ndryshe.
Do bashkepunojme me organet e drejtesise per t’u sqaruar cdo gje dhe per t’i mundesuar Akilit qe sa me pare te kthehet ne garat e xhudos qe e presin ate dhe Republiken e Kosoves. Akili eshte dhe mbetet kampion qe na ma bere krenar te gjitheve, nuk eshte dhunues e nuk pajtohet me dhunen asnjehere.”
Në ndërkohë Sinjali ka kuptuar që tashmë edhe njësiti policor që është duke e trajtuar rastin e denoncimit të bashkëshortes së Akilit është koordinuar me avokatin dhe pritet që së shpejti të vijojnë për në Pejë.