Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Për votuan 131 deputetë nga 171 sa ishin prezentë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.
Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan.
Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.
Vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në KiE i takon organit ministror, që mbahet në maj.
Këto detaje i ka dhënë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në rrjetin “X”.