Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se votimi pro për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës tregon se zëri i evropianëve është dëgjuar.
Në platformën X, ajo ka falënderuar secilin anëtarë të KiE-së që ka votuar në favor të Kosovës për të ndihmuar me pranimin në këtë institucion të Bashkimit Evropian.
“Një falënderim të madh edhe për delegacionin tonë dhe të gjithë atyre që kanë vazhdimish i kanë mbështetur njerëzit e Kosovës”.
“Ka mbetur vetëm edhe një hap”, ka shkruar Osmani, duke nënkuptuar mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE-së që është procedura e fundit për anëtarësim të Kosovës në KiE.