Akil Gjakova raportohet të jetë dorëzuar në polici!

Gjatë ditës, Policia e Kosovës shpalli në kërkim xhudistin Akil Gjakova.

I njëjti po kërkohej për veprën penale “Dhunë në familje”, ndaj gruas së tij.

Burime të Indeksonline pohojnë se Gjakova është vetëdorëzuar në stacionin policor në komunën e Pejës.

Gazeta gjatë ditës ka kontaktuar edhe me avokaten e Gjakovës, e cila ka refuzuar të përgjigjet mbi rastin.

07 Press nuk ka arritur që në mënyrë të pavarur ta konfirmojë këtë lajm.