Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka folur në Asamblenë e Përgjithshme, në prag të votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë pjesë e zonës gri, por e Evropës.
Goncharenko në pjesën e fundit ftoi Serbinë që ta kuptojë mirë mesazhin se kurrë nuk do të arrijë të ndërtojë perandori.
Sipas tij, s’ka më vend për perandori.
“Kosova nuk duhet të jetë zonë gri, por pjesë e Evropës. Sepse është Evropë. Ne duhet të ndihmojmë.
Serbisë dua t’i them: Ne deshtëm të ecëm me Serbinë si demokraci, por ju kurrë s’do të ndërtoni Perandori Serbi. S’ka më vend për Perandori”, tha ndër tjerash ai.