Ish-shefi i ASK-së: Sipas dinamikës së regjistrimit, Kosovës i dalin vetëm 860 mijë banorë

Ish-shefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, ka folur për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se sipas dinamikës së regjistrimit të popullsisë, Kosovës i dalin vetëm 860 000 banorë rezident.

“Bazuar në të dhënat e deri tashme të publikuara nga mediat, të cilat citojnë burimet nga ASK-ja, brenda 10 ditëshit të parë janë regjistruar afro 200 000 banorë rezident. Kur marrim dhe krahasojmë periudhën 10 ditore që ka kaluar, dhe totalin e periudhës prej 43 ditëve, nga 5 prilli deri me 17 maj, totali i mundshëm i banorëve rezident, sipas kësaj dinamike të regjistrimit, del të jetë 860 000 banorë rezident”.

“Pra X=200000•43/10=860000 Hajde menaxhment i regjistrimit ma gjallë, ma gjallë, reflektoni urgjentisht, sepse kjo dinamikë rezulton me afro 1 milion banorë më pak në tërë territorin e Republikës së Kosovës, se në vitin 2011”, ka shkruar Krasniqi.