Një grua nga Vushtrria, ka deklaruar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Rasti ka ndodhur pasi i dyshuari i kishte shkuar viktimës te vendi i punës, ku fillimisht e kishte kërcënuar seriozisht. Ai madje dyshohet se e ka kapur edhe me forcë, duke i shkaktuar lëndime, por edhe shqetësim e frikë.
Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima nuk ka dashur të kthehet në familjen e bashkëshortit, por është detyruara pasi nuk ka pasur mbështetje nga familja për t’u kthyer në shtëpinë e saj.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje”.