Arlind Hajdaraj, ish student në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë ka thënë se gjatë provimit të fundit që kanë mbajtur me profesorin Xhevat Krasniqi, ky i fundit ka ngacmuar seksualisht një studente vetëm “dy banka përpara” tij.
Hajdaraj, në RTV Dukagjini ka thënë se “gjatë ligjëratave profesori në fjalë ka qenë shumë korrekt dhe i përgatitur”.
Ai thotë se në vitin 2014 gjatë provimit të fundit që kanë mbajtur me të më 23 janar 2014, ka qenë një rast konkret i ngacmimit seksual nga ana e profesorit, kur edhe është lajmëruar rasti dhe janë marrë masa ndaj tij.
Ai ka thënë se nuk e di se a ka pas raste të më hershme.
“Studentët nuk kanë qenë krejt në një grup, kemi qenë të ndarë në dy grupe, provimi i vitit të parë ‘Matematika elementare I dhe II’. Unë kamë qenë në grupin e dytë, sepse e kam kaluar atë provim më parë (Matematikën elementare I) edhe dy banka para meje ka qenë studentja. Profesori i afrohet, e sheh provimin dhe i thotë ‘nuk paske mësuar sa duhet me kalu’”.
Tutje ish-studenti ka thëne se profesori i ka thane studentes “ne mund të ja bëjmë edhe ndryshe, thjesht me pi një kafe dhe me diskutua”.
Sipas tij kjo ka qenë një nismë e mjaftueshme për me marrë si ngacmim seksual.
“Menjëherë mas provimit kemi diskutu bashkë të gjithë kolegët me ndihmën e një profesoreshe e cila na ka kërkuar atëherë me mbet anonime edhe të njëjtin qëndrim e mban edhe sot. Ne e kemi hartu një peticion të cilin e kemi nënshkru dhe e kemi dorëzu”.
Që nga ajo kohë, edhe mund të harroj ndonjë presje aty këtu, por i ka thënë profesori studentes “me diskutu” dhe sipas tij thelbi i ngjarjes ka qenë aty.
“Brenda një periudhe rekord, as një javë nuk kanë qenë në pyetje, profesori largohet nga fakulteti”, ka thënë ai duke shtuar se nuk e di se a është shkarku apo çfarë ka ndodh me të por “thjesht ai nuk ka ardhur më”.
Më tej Hajdaraj ka thënë se gjatë atij afati profesori i ka rrëzuar të gjithë studentët nga provimi, sipas tij “në shenjë hakmarrje”, pastaj ka shtuar se profesori është zëvendësuar me një profesoreshë tjetër me të cilën kanë mbajtur provimin.