Presidentja pas takimit me Begajn: Lidhja mes Kosovës dhe Shqipërisë, e fortë dhe e pathyeshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim në Presidencë, homologun e saj shqiptar, Bajram Begajn.

Ajo shkruan se lidhja mes Kosovës dhe Shqipërisë është e pathyeshme, transmeton klankosova.tv.

”E fortë dhe e pathyeshme është lidhja në mes të Kosovës dhe Shqipërisë!

Faleminderit për vizitën, President Begaj! Gjithnjë kënaqësi të diskutojmë se si ta fuqizojmë tutje bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona simotra!”.