Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qytetin e Gjakovës. Persona akoma të paidentifikuar dyshohet se kanë gjuajtur me armë dhe akoma nuk dihen rrethanat dhe motivi.
Lajmi është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë, me ç’rast është bërë e ditur se nuk është raportuar për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armës që është përdorur.
“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit.Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit.”